LAJME

Blerta Shala futbollistja më e mirë në Kosovë për vitin 2020

E reja nga Gjilani, Blerta Shala, anëtare e KFF Mitrovica është shpallur futbollistja më e mirë për vitin 2020 në Kosovë.

Gjatë pranimit të shpërblimit, Shala ka thënë se ky çmim do të jetë motiv shtesë për në të ardhmen.

Anëtarja e KFF Mitrovica pritet ta pranojë këtë çmim nga Federata e Futbollit e Kosovës përmes një ceremonie “online” pa mysafirë, në gala mbrëmjen “Laureatëve të vitit 2020”, që po transmetohet në Klan Kosova.

Shala ka fituar titullin dhe Kupën e Kosovës me KFF Mitrovica, derisa ka qenë pjesë e Përfaqësueses së Kosovës.

You Might Also Like