Flamurtari ka arritur marrëveshjen me super talentin gjilanas Arnis Latifi.
Gazeta Sheshi merr vesh se mesfushori gjilanas ka nënshkruar kontratë një vjeçare me klubin kryeqytetas.
20-vjeçari që karrierën e ka nisur te Gjilani, ka luajtur edhe në arenën ndërkombëtare.
Latifi ka qenë pjesë edhe e klubeve Rupel Boom dhe Royal Antwerp në Belgjikë, e më pas ka pasur kontribut edhe në Çeki, për t’u huazuar në vijim nga belgët për tek ekipi i Splitit në Kroaci.
Marrëveshja tashmë është arritur dhe mesfushori pritet që t’i bashkohet skuadrës së tij të re në orët në vijim, duke veshur fanellën e Flamurtarit.
/Gazeta Sheshi/