Gjilan, 14 janar 2023
Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Gjilan me datën 14.01.2023 ka pranuar informatë se i dyshuar kosovar L.F. (1992) pas një mosmarrëveshje rreth një parkingu dyshohet se nga automjeti i tij ka hapur dritaren dhe shtënë një herë me armë në ajër dhe kanosur viktimën me fjalë.
Patrulla Policore ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka lokalizuar dhe arrestuar të dyshuarin nga i cili është konfiskuar një (1) revole të tipit Zoraki, (1) një karikator, (2) dy fishekë dhe (1) një gëzhojë si dëshmi për Gjykatën.
I dyshuar pasi është shoqëruar në Stacion Policor Gjilan është intervistuar në bazë të procedurave ligjore.
Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprat penale ,, Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe ,,Kanosje’’ dhe rasti do të procedohet ne Prokurorinë Themelore.