Futboll

Ministri Hajrulla Çeku dhe kryetari i Kamenicës Kadri Rahimaj nga afër inspektojnë punimet në Stadiumin e KF Kika

Kamenicë – Hogosht: Ministri Hajrulla Çeku dhe kryetari Kadri Rahimaj inspektojnë punimet në stadiumin e KF Kika
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku sot ka vizituar punimet në klubin tonë në Hogosht së bashku me kryetarin e Kamenicës, Kadri Rahimaj.
Çeku u shpreh i kënaqur me ecurinë e punimeve dhe premtoi mbështetje të plotë deri në përfundimin e të dy stadiumeve, atij sintetik dhe atij natyral.
Po ashtu edhe kryetari Rahimaj u shpreh se Kika e përfaqëson futbollin në Kamenicë dhe stadiumi kryesor do të jetë stadiumi kryesor i komunës.
Kryetari i klubit, Naim Biçkaj u shpreh i kënaqur me vizitën e Çekut dhe Rahimajt duke i njoftuar me ecurinë e punimeve në klub.
KF Kika falënderon ministrin Çeku dhe kryetarin Rahimaj për mbështetjen e dhënë për t’i ndërtuar stadiumet të cilët klubi ynë i ka pritur me vite.

You Might Also Like