LAJME

Artana vend i duhur për ata që e adhurojnë turizmin rural

Kalaja e Artanës, natyra e virgjër me “mushkrit e gjelbra” të Kosovës, ushqimi tradicional dhe akomodimi në ambiente fshati janë vetëm disa nga ofertat për vizitorët e që i posedon komuna e Artanës.

 

Shtëpi private, me kapacitet për të akomoduar shumë persona së bashku janë të hapura për turizëm në komunën e Artanës (ish- Novobërdës) dhe ato ofrojnë fjetje me mëngjes.

Kjo komunë ka edhe Kalanë e Artanës, që është një atraksion turistik e pos kalasë Artana ofron edhe bukuri të tjera e një mënyrë e thjeshtë për të përjetuar të gjitha këto bukuri është ecja nëpër shtigjet që janë në dispozicion, ku mund të shihen kodrinat e bukura malore, burimet pyjore me llojollojshmëri të shtigjeve për t’iu përshtatur çdo stili, nga oikniuku deri në ecje në shtigje të mëdha, pastaj ngasje të biçikletës, vizita nëpër muze e ambiente historike, kurse të gjithë ata që e vizitojnë këtë anë mund të shijojnë ushqimin tradicional, të shëndetshëm organik në një zonë rurale me ambient relaksues.

Tejet tërheqëse është edhe Zona e Pintballit në fushëbetejën që zgjon imagjinatën e të gjithëve dhe e cila është e hapur gjatë të gjitha stinëve të vitit he aty mund të bëhen rezervimet e mundshme vetëm për grupet me dhjetë persona.

Artana është një komunë e vogël, me çdo gjë afër dhe e përshtatshme për t’u hulumtuar nga vizitorët. Monumentet historike takohen në natyrën e paprekur, andaj vizitorët janë ftuar që të vizitojnë “mushkrit e gjelbra” të Kosovës, ku vizitorët mund të shijojnë natyrën për një ditë, një fundjavë ose edhe më tepër.

 

You Might Also Like