Arti pamor

Artisti gjilanas Jeton Rexhepi hapi ekspozitë në Finlandë

 

Jeton Rexhepi, piktor i njohur gjilanas ka hapur ekspozitë personale në Finlandë, në të cilën janë paraqitur punimet e këtij piktori të shquar, që njëherit është edhe pedagog i arteve pamore në Shkollën e Arteve “Adem Kastrati” në Gjilan.

Dhjeta punime të piktorit Jeton Rexhepi janë ekspozuar nga fillimi i korrikut e deri në gjysmë e këtij muaji  në Galerinë e Arteve në Hovinkartano. Kjo ekspozitë është mbajtur me ftesën që piktorit tonë ia ka dërguar drejtoresha e muzeut, kurse në hapje të ekspozitës ku hymja ka qenë me pagesë pjesëmarrës kanë qenë dhjeta artdashës finlandezë, të cilët kanë çmuar lart krijimtarinë artistike të piktorit Jeton Rexhepi.

Kjo është theksuar edhe nga kuratorja e njohur Pirjo Heino, e cila thekson se kur shikojmë pikturat e Jeton Rexhepit, në to shohim pamje jete nga deti si anije, porte, varka e çka jo tjetër dhe të gjitha këto punime autori nga Kosova I ka sjellë në Finlandë me teknikat e pikturimit dhe të grafikës, duke dëshmuar cilësi të larta.

Kjo është ekspozita e shtatë personale e autorit Jeton Rexhepi.

You Might Also Like