Arti pamor

Artisti pamor Avni Behluli hapi ekspozitë në Plavë në Mal të Zi

Artisti pamor i njohur gjilanas Avni Behluli, arti i të cilit çmohet shumë, vazhdon të hap ekspozita kudo nëpër Kosovë, vende të rajonit dhe në botë.

Pas ekspozitës që pati në Rozhajë, veprat e Avni Behlulit janë pëlqyer shumë, andaj nuk kanë rreshtur kërkesat që ekspozita të tija të hapen edhe në qytete të tjera dhe njëra prej tyre është jetësuar dhe po qëndron e hapur në qytetin e Plavës në Mal të Zi.

Kështu, profesori Alija Rexhematoviq, duke folur për ekspozitën e Avni Behlulit, që po qëndron e hapur në Plavë, ka theksuar se veprat e Avni Behlulit tërheqin vëmendjen dhe fitojnë zemrat me thellësinë e tyre. Pikturat e tij nxjerrin një harmoni ngjyrash dhe tekstesh, duke përcjellë mesazhe dhe emocione që na lidhin me natyrën dhe shpirtin njerëzor.  Ai për ekspozitën që ka mundësi ta shohë publiku i Plavës dhe me gjerë, ka thënë se do të jetë një mundësi për t’u thelluar në botën e artit të Avni Behlulit  dhe për të takuar veprat e tij të larmishme.

“Nëpërmjet tyre ne udhëtojmë nëpër peizazhe, portrete  dhe kompozime abstrakte, duke dëshmuar virtuozitetin  dhe qasjen vizionare të artistit ndaj krijimit”, ka thënë Rexhematoviq që ka shtuare se Avniu e lejoi publikun që të shijojë bukurinë e punimeve të tija./kryelajmi.com/.

You Might Also Like