Gjilan

Asambleisti Ismajl Kurteshi më 2022 ka takuar 146 qytetarë ose grupe qytetarësh

Të nderuar qytetarë të Komunës së Gjilanit, gjatë vitit 2022, në cilësinë e këshilltarët Komunal, në zyrat e Komunës i kam takuar 146 qytetarë ose grupe qytetarësh, të cilët kanë paraqitur kërkesa, vërejtje, ide, pakënaqësi etj.
Të gjitha shqetësimet e tyre i kamë përcjellë te Kryetari i Komunës dhe drejtorët përkatës, varësisht nga natyra e çështjes së ngritur.
Pothuajse pas të gjitha shkresat drejtuar drejtorëve, unë e kam marr një përgjigje (shpjegim) prej drejtorëve të cilën pastaj ua kam përcjellë parashtruesve të kërkesave.
Disa nga kërkesat janë plotësuar, kurse për të tjerat drejtorët kanë marr përsipër t’i plotësojnë gjatë këtij viti ose kanë dhënë shpjegime pse kërkesa e caktuar nuk mund të plotësohet, por ka raste kur nuk ka pas përgjigje.
Të nderuar qytetar, me qëllim të lehtësimit të komunikimit tuaj me ekzekutivin e Komunës, unë edhe gjatë vitit 2023 do të vazhdoj të takohem me të gjithë ata që kanë nevojë për angazhimin tim.
Takimet e rregullta me qytetarë do t’i realizoj çdo të marte nga ora 12.00 – 14.00, në zyrat e komunës dhe çdo të shtune nga ora 12.00 – 14.00 në zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan.
Ismajl Kurteshi

You Might Also Like