Hapet festivali i dramës shqipe “Talia e Flakës 2024”, Gjilani mirëpret teatrot nga gjeografia mbarëshqiptare
Drita e pandalshme, sërish shënon fitore në miqësore
Dardanapress organizon debatin për Promovimin dhe Edukimin rreth Trashëgimisë Kulturore në Komunën e Kamenicës
Gjilani fiton në miqësore, mundi ekipin Kyzylzhar nga Kazakstani
Ndërroi jetë njëri ndër vozitësit e parë në Kombinatin e Tekstilit, Sabit Bllaca
Arrestohet i dyshuari për armëmbajtje pa leje
Besnik Krasniqi edhe për dy vite lojtar i Dritës
KAFKA
Avdush Canaj
Doktor, gjarpërinjtë!
S`më lënë të fle.
Gjarpërinjtë!
Dalin nga kafka e abazhurit.
Gjarpërinjtë.
Më mbështillën rreth qafe!
Më shtrëngojnë. Hapin gojën.
Ku-kuuuu!
Cila kafkë? S`po të kuptoj?
Nga kafka e shqiptarit.
Kam vrarë atje shumë, doktor. Në Kosovë.Sa kam mundur.
Njërit ia mora kokën me vete.
E bëra abazhur dhome.
Po pse vratë atje?
Për hiçgjë.
Vetëm pse ishin shqiptarë. Me plisa.
E donin lirinë e vet.
Tokën e vet që i thonin Dardani.
Lëri pyetjet!
Po çmendem, doktor.
Me gjarpërinjë më është mbushur shtrati!
Ja, erdhen edhe këtu! Më mbështjellin!
Më shkoj qafa.
E derdhin helmin në mua.
Do të më kapërdijnë të gjallë.
Shpëtom, doktor!
Sh-p-ë-t-o-m…!
Doktori shkruan raportin:
Në çmendinë! Sa më parë.










