KRONIKË E ZEZË

Arrestohet i dyshuari për armëmbajtje pa leje

Me datën 23.01.2024 rreth orës 12:30 patrulla policore e Stacionit Policor Viti përmes rrugëve operative ka pranuar informacion se i dyshuari L.H. (viti i lindjes 1991, mashkull kosovar shqiptar) është në posedim të armës ilegale.
Zyrtarët policor gjatë kontrollit tek i dyshuari kanë gjetur dhe konfiskuar një (1) revole të tipit TT M-57 e kalibrit 7.62, një (1) karikator dhe tetë (8) copë fishekë të gjitha pa leje.
I dyshuari është arrestuar dhe dërguar në Stacionin Policor Viti ku është intervistuar në bazë të procedurave ligjore.
Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit dhe ndaj të dyshuarit do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ,,Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, rast i cili do të procedohet në Prokurorinë themelore në procedurë të rregullt .

You Might Also Like