Te ndryshme

Auto Salloni “Muji Autocenter GmbH” mban panairin më të madh të veturave në Zvicër, nga 23 deri më 25 maj

Auto Salloni i njohur “Muji Autocenter GmbH” do të organizojë për të gjashtën herë me radhë panairin më të madh të veturave moderne në Zvicër, në datat 23, 24 dhe 25 maj. Ky aktivitet tashmë tradicional pritet të sjellë një atmosferë festive dhe tërheqëse për të gjithë dashamirët e automobilizmit, jo vetëm nga Zvicra dhe rajoni, por edhe nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Panairi do të mbahet në lokacionin: Zürcherstrasse 42, 5330 Bad Zurzach, Kanton Aargau, Zvicër.

Panairi do të zhvillohet nën moton “Te Muji për çdo muaj” dhe do të prezantojë mbi 100 vetura nga markat më të njohura ndërkombëtare. Përgjatë tri ditëve, vizitorëve do t’u ofrohen oferta speciale, zbritje atraktive dhe mundësi të shumta për blerje me kushte të favorshme.

Berat Muji, drejtuesi i “Muji Autocenter GmbH”, është shprehur se pret një interesim të madh nga vizitorë të shumtë brenda dhe jashtë Zvicrës:

“Ashtu siç na kanë paralajmëruar, presim vizitorë nga të gjitha vendet, përfshirë Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut si dhe nga vendet perëndimore. Do të kemi mbi 100 vetura nga brendet më të njohura dhe për tri ditë do të ofrojmë oferta të jashtëzakonshme. Do të jetë një atmosferë festive ku çdo vizitor do të ndihet si në shtëpi.

” Ai gjithashtu falënderoi stafin dhe të gjithë anëtarët e familjes “Muji” për angazhimin dhe përkushtimin në organizimin e këtij eventi:

“Motoja jonë është ‘Te Muji për çdo muaj’. Ejani dhe binduni për cilësinë dhe profesionalizmin që ofrojmë. Edhe më herët kemi dëshmuar sukses dhe kemi marrë mirënjohje për organizime të tilla.

” Organizatorët, familja Muji, e cila ka prejardhje nga fshati Bresalc i Gjilanit, do të kujdeset gjithashtu që për mysafirët të ketë ushqim dhe pije falas, duke i bërë tri ditët e panairit edhe më të këndshme dhe mikpritëse.

Ky panair është një dëshmi e suksesit të bizneseve shqiptare në diasporë dhe një shembull i shkëlqyer i prezantimit për gjithë shqiptarët në një sektor kaq të rëndësishëm siç është tregu i automobilizmit në Zvicër.

Shteti i Kosovës dhe mbarë shqiptarët kanë arsye për t’u ndjerë krenarë me arritjet e kompanisë “Muji Autocenter GmbH”.

You Might Also Like