Futboll

Autogoli vendos ndeshjen

Skifterët, adhuruesit më të flaktë të Gjilanit këtë të diele janë zhvendosur në anën perëndimore, por pa dëshirën e tyre. Në fakt, fusha e Gjilanit është dënuar me një ndeshje pa praninë e shikuesve për shkak të parregullsive që i gjeti Federata pas ballafaqimit të Gjilanit me Llapin javë më parë, por shikuesit e Gjilanit kanë gjetur një formë tjetër për të përkrahur ekipin e tyre të zemrës, duke zënë vend mbi një shkollë që po ndërtohet jashtë stadiumit të qytetit.

Në këtë ndeshje pati edhe zhvillime të tjera, të cilat mund t’i përjetojë vetëm futbolli kosovar, ngase ndeshja u shty për rreth 10 minuta e shkak për këtë u bë paraqitja e të dy ekipeve me fanella gati të njëjta.

Në nismë të ndeshjes, Gjilani menjëherë bëri me dije se imperativ të vetëm e ka vetëm fitoren dhe që në nismë në minutën 3 ia doli që të shënojë pas një ngathtësie të mbrojtjes mysafire, kur së pari gaboi portieri Halimi e më pas Qëndrim Sejdiu futi topin në portën e vet. Në pjesën e parë Gjilani pati katër raste të mira për të shënuar gol, dy prej të cilave ishin raste të qindpërqindta, derisa në pjesëlojën e dytë Gjilani sërish pati një rast shumë të mirë, por që Berat Ahmeti në vend të portës e qëlloi shtyllën. Për Hajvalinë kanë rrezikuar Kelmendi e Daku, por nuk ia dolën të barazojnë.

 

Gjilani – Hajvalia 1:0

Stadiumi i Qytetit në Gjilan. Ndeshja u zhvillua pa praninën e shikuesve. Shënues: Sejdiu 3’ (autogol). Arbitra:

Gjilani: Maloku, Arm. Thaçi, Arb. Thaçi, Blakqori, Kosumi, Morina, Az. Ahmeti, B. Ahmeti, Gashi, Rusi, Nebiu. Trajner: Arbnor Morina.

Hajvalia: B. Halimi, E. Halimi, Halili, Gashi, Kqiku, Kelmendi, Babaj, Sejdiu, Fejzullahu, Prekopuca,  Guraziu. Trajner: Sunaj Keqi.

You Might Also Like