Futboll

Ish-kapiteni i Dritës largohet nga KF Shkëndija

Ish-kapiteni i Dritës, Ard Limani nuk është më lojtar i Shkëndisë së Tetovës, shkruan kryelajmi.com.

Këtë e ka lënë të kuptohet vetë futbollisti, i cili pa ndonjë sqarim më të madh ka shkruar “Faleminderit KF Shkëndija”, që le të kuptohet se ai është ndarë me ekipin kuq e zi nga Tetova.

Pas shumë viteve të kaluara te FC Drita e Gjilanit, Ard Limani u largua nga ish-kampioni i trefishtë i Kosovës në Futboll për të kaluar në kampionatin verio-maqedonas.

Atje, Ardian Limani është bërë bashkë me ish-kryetrajnerin e FC Drita, Ardian Nuhiun, por sikur Shkëndijës nuk i ecnin punët mirë as në garat e Evropa Conference League e as në kampionatin verio-maqedonas, andaj fillimisht klubi ndau rrugët me Ardian Nuhiun e tashti pjesë e KF Shkëndija nuk do të jetë më as Ardian Limani. Lojtari nuk ka bërë të ditur të ardhmen e tij, gjë për të cilën do të mësohet në ditët në vijim./kryelajmi.com/.

You Might Also Like