Të nderuar bashkëatdhetarë,
Qytetarë të nderuar,
Ka filluar procesi i regjistrimit të votuesëve jashtë vendit, i cili përfundon me 18 gusht. I’u bëjmë thirrje të gjithë mërgimtarëve tanë që s’do jenë fizikisht në Kosovë në ditën e zgjedhjeve lokale, 17 tetor, të regjistrohen dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për votim nga jashtë përmes postës.
Për të gjithë ju bashkëatdhetarë të nderuar, që këtyre ditëve gjendeni në Kosovë, ne do të ofrojmë ndihmë teknike që regjistrimin ta kryeni sa jeni këtu.
Nga dita e mërkurë me 21.07.2021 zyra e LDK-së në Llabjan është e hapur për të gjithë ju nga ora 10:00 e deri në ora 16:00.
Personi përgjegjës për këtë proces është Kadri Zymeri me numër telefoni 044259005 si dhe sekretarja e degës zonj. Resmije Hajdini.
Për komunën e Artanës ky proces i regjistrimit të juaj është shumë i rëndësishëm andaj ju lus qē ftesës sonë ti përgjigjeni pozitivisht.
Për më shumë informata ju lutem na vizitoni në zyrën tonë ose kontaktoni permes telefonit me personin pergjegjës e po ashtu mund të klikoni edhe në linkun e mëposhtëm.