Gjilan

Rexhep Kadriu uron Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan

I nderuar kryetar i KBI-së në Gjilan, Naim Efendi Aliu,
Të nderuar qytetarë të Gjilanit,
Me rastin e festës së Kurban Bajramit, dua të shpreh urimet e mia më të përzemërta për të gjithë besimtarët myslimanë. Vlerat dhe madhështia e kësaj dite le të nxis për reflektim të gjithanshëm e gjithmbarshëm, për më shumë tolerancë e mirëkuptim, për dashuri e solidaritet. Janë vlera që i trashëgojmë e bartim brez pas brezi.
Unë, ju dhe secili shqiptarë ndihet krenarë për atë që realisht jemi; solidarë!
Ne, gjithmonë kemi ditë t’ia shtrijmë dorën atyre që janë më të dobët, të sëmuarve, skamnorëve. Këto festa na shërbejnë për motiv edhe më të madh, prandaj jemi popull model qoftë në solidaritet, qoftë në bashkëjetesë ndërfetare.
Për ju dhe familjet tuaja, Urime dhe pritshi edhe shumë bajramë të tjerë dhe veç gëzime!
I juaji përherë,
Rexhep Kadriu
 

You Might Also Like