Kamenicë

Banorët e brezit kufitar kërkojnë më shumë përkujdesje

Banorët e brezit kufitar në Karaçevë të Kamenicës vazhdojnë të jetojnë  në këtë pjesë të Kosovës me shumë halle e brenga , nën ankthin se çfarë do të ndodh me pronat e tyre në brezin kufitar të cilat kërcënohen me copëtim.

Serbia edhe më tej pretendon rrugën e asfaltuar prej kthesës së Novosellës  e deri në hyrje të fshatit , të cilën ajo po e llogarit si pronë të veten edhe atë që nga viti 2001 e deri më tashti.

Siç thekson Selver Lenjani, kryetar i Bashkësisë Lokale të Karaçevës forcat serbe që nga viti 2001 vazhdimisht hyjnë me pincgauerë e me xhipe të policisë, andaj banorët janë të frikësuar, sidomos gjatë orëve të natës. Sipas tij edhe pse kanë tapitë për pronat e tyre nuk mund t’i mbrojnë ato, mirëpo ata vazhdojnë t’i jenë mirënjohës  forcave të NATO-s, Brukselit zyrtar, SHBA-ve, të cilët vazhdimisht janë njoftuar për zhvillimet në këtë pjesë të Kosovës.

Lenjani thotë se për gjendjen në këtë pjesë të Kosovës janë njoftuar edhe udhëheqësit më të lartë të shtetit të Kosovës, që nga presidentja, kryeministri, kryeparlamentari, por që të cilët nuk janë interesuar edhe aq për këtë problem. Lenjani thotë se udhëheqësit tanë duhet të kenë më shumë guxim, ngase kjo pjesë e Kosovës meriton përkujdesje./kryelajmi.com/.

You Might Also Like