Kamenicë

Banorët e Karaçevës së Poshtme kanë një kërkesë për udhëheqësit e shtetit

Banorët e Bashkësisë Lokale Karaçevë e Poshtme i kanë dërguar letër të hapur kryemistrit Albin Kurti dhe  Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve z. Hekuran Murati të cilëve ua kanë bërë me dije se duke pasur parasysh situatën e rëndë socio-ekonomike në vend duke u nisur nga brezi kufitar ku familjet jetojnë në kushte të rënda dhe janë krijuar dy shtresa ajo që ka kushte por janë të pasur e që shprehur me përqindje nuk mund të jetë mbi 10 % dhe shtresa tjetër që mbijeton.

“Ju lutem të keni në konsideratë që ky problem është i zgjeruar edhe nëpër komuna dhe në përgjithësi në nivel vendi. Andaj shqetësimi i banorëve është dhe mbetet tek fakti që qytetarët nuk po mund t’i paguajnë as kamatat ndëshkuese në faturat e shërbimeve komunale e lere më edhe borxhin e grumbulluar ndër vite. Të nderuar bëhuni mbrojtja dhe streha e qytetarit skamnor të vendit për ta mbështet që të jetoj dinjitetshëm duke ua mundësuar që ta jetojnë jetën në shtetin e tyre i cili nuk do t’i penalizon me kamata ndëshkuese sikurse në fatura të tatimit në pronë në fatura të grumbullimit të mbeturinave dhe ujësjellësit etj. Zotëri Kryeministër dhe z. Ministër edhe publikisht jeni deklaruar që jeni shërbëtor i popullit dhe i pari i shërbëtorëve të popullit dhe se populli është punëdhënësi i juaj. Fare për fund duke ndihmuar dhe mbështet popullin fjala e të cilit është edhe fjala e Zotit keni konsideratë që ta mbështetni popullin i cili ua ka besuar shtetin dhe qeverinë që ju e drejtoni. Kemi një shtet dhe s’kemi shtet rezervë me shpresë që është në duar të njerëzve të vendosur për ta quar përpara ju lutem Reflektoni”, thuhet në kërkesën dërguar nga  Karaçeva e Poshtme e nënshkruar nga Selver Lenjani Kryetar i BL Karaçevë e Poshtme.

You Might Also Like