Kamenicë

Banorët e Karaçevës së Poshtme kërkojnë që mësimi në fshat të mbahet i plotë

Banorët e fshatit Karaçevë e Poshtme të Komunës së Kamenicës i janë drejtuar me një shkresë kryetarit të Komunës, Kadri Rahimaj me të cilën i kanë bërë me dije se në Shkollën e Mesme të Ultë “Asllan Thaçi”, ka më shumë se një muaj që nxënësit nuk e mbajnë orën nga lënda e gjeografisë, sikurse që herë pas here nuk mbahet as ora e kimisë.

Selver Lenjani, kryetar i Bashkësisë Lokale të këtij fshati ka kërkuar nga kryetari të dijë se a është ai i njoftuar që këto këndë nuk po mbahen dhe se kur kësaj i shtohet se këta nxënës viteve të kaluara kishin probleme me mbajtjen e mësimit, atëherë del se ata po përballen me humbje të mëdha.

“Është kënaqësi të ruhet brezi kufitar, të ruhet emri i dëshmorit, të cilën e mbanë shkolla dhe që të ruhet vazhdimësia e mësimit në këtë shkollë tash e 85 vite, por ne kërkojmë që të mos ketë mungesa të mësimdhënësve dhe do të kërkojmë edhe nga Ministria e Arsimit që të mos ketë mungesa dhe për këtë gjë nuk do të heshtim dhe se stafi arsimor duhet të plotësohet”, ka thënë Selver Lenjani, kryetar i Bashkësisë Lokale Karaçevë e Poshtme.

You Might Also Like