Gjilan

Banorët e Pogragjës dhe Sllubicës falënderojnë Lutfi Hazirin për intervenim në afat rekord për t’iu dalë në ndihmë pas vërshimeve

Gjilan, 2 qershor 2021 – Banorët e fshatrave Pogragjë dhe Sllubicë kanë falënderuar kryetarin e Gjilanit, Lutfi Haziri, për mobilizimin e ekipeve të shtabit emergjent pas reshjeve të fundit të shiut, me ç’rast shkaktuan vërshime e dëme në disa ekonomi familjare e në toka bujqësore.

Gjatë vizitës së sotme të kryetarit Haziri në zonat e prekura të këtyre fshatrave, Pajazi Zahiri nga Sllubica, ka thënë se ekipet komunale kanë intervenuar në kohë rekorde për t’iu krijuar qasje banorëve, pas reshjeve të rrëmbyeshme të shiut.

Kreu i Gjilanit, tha se Komuna po vazhdon ta bëjë sanimin e rrugëve e ndërtimin e urave të përkohshme, duke iu ofruar qasje në infrastrukurë të gjithë banorëve të prekur nga vësrshime.

Ai është zotuar për mbështetje me të gjitha kapacitetet e Komunës edhe për sanimin e katër shtëpive të familjes Nuredini në Pogragjë, derisa konfirmoi se shtabi komunal është duke e bërë vlerësimin për dëmet në bujqësi dhe së shpejti do të dilet me raport përfundimtar.

Kreu i Gjilanit theksoi se Komuna po vazhdon edhe projektet tjera të parapara për zgjerimin e rrugëve, një pjesë e të cilave tashmë kanë përfunduar.

You Might Also Like