Drita e ka regjistruar barazimin e dytë në po kaq ndeshje në fazën e ligës në Ligën e Konferencës.
Kampionia në fuqi e Kosovës barazoi 1:1 në stadiumin “Fadil Vokrri” ndaj klubit nga Qipro, Omonia.
E përveç një pike, Drita nga kjo ndeshje ka fituar edhe një shumë të konsiderueshme parash, shkruan Gazeta Express.
UEFA ndan 133 mijë euro për secilin ekip që arrin një barazim në fazën e ligës në Ligën e Konferencës.
Me këtë barazim, Drita tani ka dy pikë dhe zbret përkohësisht në vendin e 20-të.
Në anën tjetër, Omonia e shijon pikën e parë dhe ngjitet në vendin e 23-të në tabelë.





