Futboll

Tetova: Sot nuk mund të flas për futboll

Edlir Tetova, kryetrajner i Ulpianës deklaroi pas ndeshjes:

“Sot nuk mund të flas për futboll. U pa që edhe në fushën e lojës asnjëra skuadër nuk bënte pasime. Ishte ndeshje ‘merr topin dhe dërgoje sa më larg që mundesh’. Kjo ndikoi te skuadra ime më shumë dhe ishte ndeshje me episode. Nuk kishim mundësi të bënim zëvendësime për shkak edhe të lëndimeve. Penalltitë nuk i gjykoj sepse janë të tjerët që merren me këtë. Ne do të shohim mundësinë për t’u përforcuar në çdo repart. Kemi nevojë për freski. Lojtarët janë të konsumuar. Po të njëjtit luajnë 90 minuta në 18 ndeshje. Po të operojmë mirë do të kemi edhe rezultate në stinorin pranveror”, theksoi Tetova.

You Might Also Like