Futboll

Batatina: Drita m’u duk si supë e peshkut

Për të Prishtina ishte si supë pule, e Drita si supë peshku, derisa për të jo pozita e katërt, por pozita e dytë është objektiv. Tahir Batatina, kryetrajner i Llapit ka thënë se askush nuk do të mund të marrë pikë në Stadiumin “Zahir Pajaziti” dhe në prononcim për medie ai ka kërcënuar se në Llap janë të pamposhtur.

“E patë edhe vetë, Dritës nuk ia lejuam asnjë hapësirë, nuk e lamë të krijojë raste e bile ne patëm edhe mungesa në ekip”, ka thënë Tahir Batatina, kryetrajner i Llapit.

You Might Also Like