Gjilan

Bëhet inaugurimi i renovimit të punimeve të parkut afër stadiumit ndihmës

Në Gjilan bëhet inaugurimi i renovimit të punimeve të parkut afër stadiumit ndihmës

Gjilan, 27 qershor 2023 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, me bashkëpunëtorët, ka bërë inaugurimin e renovimit të punimeve të parkut afër stadiumit ndihmës.
Kryetari Hyseni ka falënderuar përfaqësuesin e Advancing Together dhe përfaqësuesit e misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë për bashkëpunimin dhe gatishmërinë që ta shndërrojmë një hapësirë jo funksionale në një hapësirë për të mirën publike.

“Ky park i qytetit, që dikur ka qenë shumë i frekuentuar prej familjeve e fëmijëve, pat filluar që të shndërrohet në një lloj gërmadhe dhe vendstrehim i dukurive negative të shoqërisë sonë. Tash me një investim prej 42 mijë euro, është renovuar i tërë parku dhe përpos hapësirave ekzistuese janë shtuar edhe hapësira të reja, derisa e veçanta e këtij parku është se e kemi edhe këndin e lojërave për fëmijët dhe për fëmijët me nevoja të veçanta”, ka thënë kryetari i Gjilanit.

“Në këtë park janë shtuar edhe stazat për ecje, është bërë renovimi i karrigeve, renovimi i hapësirave të reja, ndërsa jemi në fazën e përfundimit të mirëmbajtjes së gjelbërimit dhe krasitjes së drunjve, në mënyrë që të krijojmë kushte sa më të mira. Ndriçimi publik e hapësirat e rregulluara janë shenja që në këtë hapësirë ka mirëmbajtje dhe prezencë të institucioneve, ku edhe parandalohen dukuritë negative por edhe shtohet prezenca e fëmijëve e familjeve”, tha ai.

Fjalë falënderimi për bashkëpunimin për kryetarin Hyseni ka shprehur edhe përfaqësuesi i organizatës joqeveritare Advancing Together, Bashkim Ibishi, i cili tha se qëllimi i këtij projekti shkon në të njëjtën linjë me mirëqenies se qytetarëve dhe të gjitha komunitetit që jetojnë në këtë qytet.

You Might Also Like