Bekim Isufi, ish- kryetrajner i Dritës ka marrë epitetin e trajnerit më të mirë për këtë vit. Nën urdhrat e Bekim Isufit, FC Drita arriti të shpallet kampione për vitin 2017/2018, duke shënuar rekordin e ndeshjeve pa humbje në kampionatin e Kosovës në Futboll.
Ai këtë cmim e mori në gala mbrëmjen e organizuar nga Federata e Futbollit e Kosovës për përzgjedhjen e laureatëve më të mirë të vitit që po e lëmë pas.
Isufi ishte trajneri i parë që kaloi turnin parakualifikues në Ligën e Kampionëve, derisa me Dritën e tij arriti të shkruante në histori duke luajtur në kualifikimet për Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës në po të njëjtin vit.
Epitetin e trajnerit më të mirë për vitin 2018 Isufi e pranoi nga kryetari i shoqatës së trajnerëve në Kosovës, Ajet Shosholli.