Futboll

Ardian Limani do të bëhet pjesë e FC Prishtina

Ish-kapiteni i Dritës e më pas edhe lojtar i Shkëndijës së Tetovës pritet të jetë lojtarë i FC Prishtinës. Një gjë të tillë ne klubin kaltër e bardh nga kryeqyteti e konsiderojnë punë të kryer, megjithëse në konkurrencë për shërbimet e Limanit ishin edhe Ballkani nga Suhareka dhe Llapi i Podujevës.

Në kryeqytet vlojnë lajmet se takimi ka ndodhur, se palët kanë rënë në ujdi dhe se bëhet fjalë për një kontratë që do të zgjas mbi dy vite dhe se tashti pritet vetëm zyrtarizmi./kryelajmi.com/.

You Might Also Like