Futboll

Besir Demiri është lojtar i ri i Gjilanit

Besir Demiri, ish-futbollist i Shkupit do të vieshet kuq e bardh në kampionatin e Kosovës në Futboll. SC Gjilani ka siguruar këtë lojtar dhe këtë e kanë konfirmuar vetë zyrtarët e Gjilanit.

Pas problemeve të mëdha, Gjilani ia ka dalë që të sigurojë disa lojtarë, por të cilët nuk i ka aktivizuar në ndeshjen ndaj Prishtinës. Besir Demiri, shumë shpejt do t’i bashkëngjitet ekipit të tij të ri, kurse më herët kishte luajtur te këto ekipe: Shkupi, Shkëndija, Vardar, Mariopol (Ukrainë), Zilina (Sllovaki), Kukësi, Dinamo dhe së fundi për Kukësin. Ai ka edhe pasaportën e Shqipërisë, kurse ka luajtur dy ndeshje për Maqedoninë e Veriut./kryelajmi.com/.

You Might Also Like