Gjilan

Gagica: Shpërndarja e librave falas dhe në kohë për nxënësit, obligim institucional

Shpërndarja e librave falas dhe në kohë për nxënësit, si obligim institucional dhe standard i krijuar ndër vite në Republikën e Kosovës, jo vetëm që ndikon drejpërdrejtë në nxënje por edhe krijon lehtësi për prindërit në kohën kur ata përballen me rritje të shpenzimeve sidomos në stinën e vjeshtës.
Institucioneve të vonuara nuk u mjaftuan muaj të tërë për të siguruar libra për fillim të mbarë të vitit shkollor, ndërsa sot kur jemi vetëm dhjetë ditë para fillimit të vitit, ata dalin e njoftojnë se nuk munden të sigurojnë libra, duke e deleguar fajin si zakonisht sa herë dështojnë ne realizimin e projekteve.
Sot, nuk bëhet fjalë vetëm për dështim por për shkatërrim thuajse të gjithçkaje që është ndërtuar me mund e për shumë vjet.

You Might Also Like