Sot me 15 shkurt KV DRITA Meshkujt mbajti kuvendin zgjedhor ku fillimisht ky kuvend nisi me një minutë heshtje në nderim të veprës së Agim Ilazit, ish kryetar i KV Drita – Meshkujt.
Besimi i plotë për President të klubit nga të pranishmit ju dha Besnik Veselit i cili u votua unanimisht nga të gjithë anëtarët në kuvend.
Besnik Veseli merr përgjegjësitë e riorganizimeve në klub dhe investimeve për të rritur klubin në nivelet që meriton të jetë.
Në kuvendin e Dritës ishin të pranishëm në rolin e vëzhguesve edhe nga Federata e Volejbollit të Kosovës, Presidenti Abedin Ibrahimi, sekretari i përgjithshëm Valon Nikqi dhe nga Komisioni për zhvillim pranë FVK, Bahri Gjinovci.
Gjithashtu kuvendi u percoll edhe nga Kuvendi Komunal i Gjilanit ku në mbledhje ishte prezent Armend Misimi, zyrtarë pranë DKRS të Gjilanit.