Viti

Bisedë me shkas me Halit Alidemen, kryetar i KF Vllaznisë së Pozharanit

Për të arritë qëllimin tonë kthimin në Ligën e Parë të Kosovës ndihma nga diaspora do të ishte nje “infusion” i domodoshëm

KF “Vllaznia” e Pozharanit po dëshmon dhe do të dëshmojë se është skuadër e madhe -kështu shprehet kryetari i klubit Halit Alidema, i cili se bashku me disa entuziast dhe persona te sportit dhe si ish futbollist te Vllaznise dhe me stafin menagjues te KF Vllaznise e morri klubin në menaxhim në momentet më kritike të saja.

Në bisedën që bëmë me të pas ndeshjes së fundit miqesore pregatitore me skuadren e SHarrit nga Hani I Elezit javen e kaluar ku Vllaznia e mposhti ate me rezultat 2:0, të KF Vllaznia Pozharan tregoi kualitetet e saja dhe tregoi se jemi pregatit seriozisht per te vahduar kapionatin dhe per te arrite objektivat tona,shprehet Halit Alidema.Ai se bashku edhe me Stafin menaxhues te skuadres zv,kryeetarin Besim Halimi dhe te tjeret jane te binduar se Vllaznia me perforcimet qe ka bere gjate pushimit dhe afatit kalimtar dote shperthej qysh ne ndeshjen e pare qe e zhvilllon kete te diel me skuadren Kosova VR nga Prishtina në shtëpi para shikuesve dhe simpatizuesve te flaket dhe nee kete myny do te tregoj se seshte kandidati me serioz per tu kthyer aty ku e ka vendin dhe ku ishte para dy viteve ne Ligen e Pare.
.
Ai shton se atmosfera në klub është shumë e mirë dhe shpreson se kështu do të jetë deri në fund të kampionatit.
. Ai shton se Kryesia e klubit që aktivisht udhëhiqet edhe nga Zv. kryetari Beim Halimi dhe drejtori sportive Muhamet Alidema, janë ata të cilët po i japin edhe energji pozitive klubit si dhe janë të gatshëm që të jenë gjithnjë pranë skuadrës, duke u angazhuar në mbarëvajtjen e punëve.

Por ai njekohesisht thote se sot, më shumë se kurrë, Vllaznia ,klubi I zemres I te gjithe qyetarve te Pozharanit ,kemi nevojë për mbështetjen e tyre per klubin që të realizojmë synimin tonë madhor: ngjitjen në Ligën e Parë të Kosovës. Çdo ndihmë, qoftë morale por edhe materiale, është një investim në të ardhmen e klubit, në krenarinë e qytetit dhe në forcimin e identitetit tonë sportiv. Së bashku, mund ta bëjmë Vllazninë më të fortë dhe më të lavdishme.”

Klubi yne sic edhe u shpreha me larte është në rrugë të mirë për rikthimin në Ligen e Parë të Kosovës, andaj kemi nevojë për përkrahje, e këtë herë po ju drejtohemi edhe diasporës sonë të dashur. Çdo mbështetje, pavarësisht vlerës, është një gur themeli në rrugëtimin tonë drejt Ligës së Parë të Kosovës. Me ndihmën tuaj, ne jo vetëm që forcojmë klubin, por edhe ruajmë krenarinë e qytetit dhe trashëgiminë tonë sportive.Aziz Zuka

You Might Also Like