Viti

Elbasan Aliu, kuadër i parë me titull akademik “Inxhinier i diplomuar i komunikacionit rrugor” në komunën e Vitisë

Komuna e Vitisë është mbase njëra nga komunat e Anamoravës por edhe të Kosovës e cila nuk mundë të krenohet se ka kuadra profesionale e për të cilët ka nevojë në dsa lëmi. Fjala vjenë tash e me vite e veçmas pas luftës, në këtë komunë është ndier nevojë e madhe e inxhinierëve të diplomuar të komunikacionit rrugor. Por si duket i pari inxhinier që ia doli të jetë i kualifikuar dhe të kryen me sukses Fakultetin Teknik të drejtimit të inxhinierit të komunikacionit rrugor është Elbasan Aliu, nga Pozharani. Ky pozharanas arriti që me afat të kryen Fakultetin Teknik të drejtimit të komunikacionit rrugor dhe ate në gjuhë joamtare kroate në Distriktin e Brqkos në Bosnje dhe Hercegovinë në Universitetin internacional , diploma e të cilt fakultet është internacionale dhe nuk nevojë që e njëjta të nostrifiikohet pasi që njihet në të gjitha shtetet evropiane.

Elbasan Aliu, thotë se fakultetin e kishte regjistruar me korrespodencë në vitin 2013 kurse me suksese Diplomoi në fillim të muajit dhjetor përkatësisht me 5 dhjetor 2017 kur para profesorëve eminent mbrojti temën e Diplomës me titull:” Ndikimi transportit në shëndet dhe siguria” të cilën e mbrojti me notë 9 dhe morri titullin akademik : “Inxhinier i diplomuar i komunikacionit rrugor” dhe në këtë mynyrë u bë inxhinieri i parë me një titull të tillë akademik, inxhinier i komunikacionit rrugor kuadër që i ka munguar komunës së Vitisë, pasi që deri më tash si në arsim ashtu edhe në lemitë e tjera këtë punë e kanë kryer profilet që nuk kanë qenë të kualifikuara.

Elbasan Aliu, gjatë bisedës që bëmë me te na tha se shpreson që tash e tutje edhe ai të gjenë një vend pune në arsim apo në institucionet komunale sepse tash si kuadër i kualifikuar shpreson se do të ketë nevojë për te.

“Pasi kam të kryer këtë profil dhe drejtim i cili deri më tash i ka munguar komunës sonë dhe jam ekspert i autorizuar për ekspertiza në rastet e aksidenteve rrugore si dhe për analiza tjera për aksidente në komunikacion do të gjendet ndonjë vend pune si në institucionet komunale ashtu edhe të tjera. Elbasan Aliu,thotë se ka fituar titullin akademik Inxhinier i diplomuar i komunikacionit rrugor dhe jam Inxhinier i vetëm në komunën e Vitisë i diplomuar në Universitet evropiane siç është ai në Distriktin e Bërqkos në Bosnje. Elbasan Aliu, në fund na tha se shpreson dhe beson se Kryetari i komunës se Vitisë do ta angazhoj në projekte vitale për komunikacion për të sjell rend dhe rregull në kaosin që mbretëron brenda komunës sonë. Aziz Zuka

You Might Also Like