Futboll

Blerind Morina i SC Gjilanit yll I javës në Superligë

Blerind Morina shkëlqen si “Yll i Javës” ✨

Performanca e futbollistit Blerind Morina është vlerësuar si më e mira nga Komisioni i Veteranëve për xhiron e 25-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.

Mesfushori i kuqebardhëve shkëlqeu në fitoren të cilën skuadra e arriti në udhëtim te Llapi (2:3), duke realizuar njërin ndër golat më të bukur të këtij edicioni.

Pasi mori këtë çmim, Blerindi u shpreh i lumtur që u vlerësua si lojtari më i mirë i javës:

“Gjatë tërë javës kemi punuar shumë dhe kemi analizuar Llapin. Kjo ka qenë një fitore shumë e rëndësishme për ne. Objektivi i ekipit gjithmonë ka qenë dalja në Evropë, por duke e parë tabelën, pse jo edhe më shumë. Falënderoj stafin e trajnerëve dhe bashkëlojtarët. Këtë çmim ia dedikoj SC Gjilanit”, tha ai për faqen zyrtare të FFK-së.

Përgëzime Blerind 🥳

You Might Also Like