Futboll

Derbin Drita – Gjilani në stadium nuk mund ta shohin më shumë se 400 tifozë  

Derbi më i madh lokal në Kosovë është padyshim ai mes Dritës dhe Gjilanit.

Kjo ndeshje është afruar dhe do të zhvillohet sot një javë (të mërkurën e 14 shtatorit), në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.

Por duke marrë parasysh se ndeshja do të luhet në stadiumin me bari sintetik, atëherë ai stadium nuk ka hapësira më shumë se 400 tifozë.

Kjo ka bërë që derbi i parë të luhet me vetëm tifozët vendas ‘Intelektualët’ të pranishëm në stadium.

Për të qenë dy tifozëritë stadiumi nuk i plotëson kushtet dhe Gazeta Olle merr vesh se dy klubet kanë një marrëveshje që ajo skuadër që do të jetë vendase atëherë do të ketë edhe tifozët të pranishëm.

Gjithsesi mbetet të shihet për derbit e ardhshëm nëse do të bëhet ndonjë mrekulli dhe do të fillojnë punimet në stadiumin e qytetit në Gjilan, pasi derbi të luhet me vetëm njërën tifozëri në shkallët e stadiumit sigurisht që është më i varfër. /Gazeta Olle/ 

You Might Also Like