Futboll

Thaçi ka vërejtje në ndarjen e drejtësisë

Pas ndeshjes, trajneri Arsim Thaqi ka pasur disa vërejtje për trajnerin Genc Nuza dhe cilësoi Malishevën si skuadër me të ardhme të ndritur, shkruan Sheshi.info

“Unë mendoj se në pjesën e dytë e merituam fitoren. E kishim të vetëdijshëm se kë kishim kundër, një ekip që nuk i duhet shumë për të të dënuar”.

“Jemi një ekip e papërvojë, jemi duke punuar çdo herë e më shumë. Nuk dua ta komentoj punën e gjyqtarit, që realisht e them se dy ndeshje që ka referu ai në këtë sezon ka qenë shumë i dobët”.

“Sezonin e kaluar në Ligën e Parë nuk kam pasur asnjëherë probleme. Më kanë ardhë shumë mendime në këtë ndeshje rreth punës së referimit”.

“Normal që jemi të kënaqur me skuadrën, por normalisht ekipet e këtij lloji sikurse ne dënohen nga gjyqtarët, por sido që të jetë dikush tjetër i vlerëson këta. E ardhmja e Malishevës do të jetë shumë e ndritme”, është shprehur trajneri për Art Sport.

You Might Also Like