Futboll

Blerton Sheji nënshkruan me FC Drita

Klubi FC DRITA njofton që ka arritur marrëveshje për shërbimet e mbrojtësit të krahut të majtë, Blerton Sheji.
Sheji vjen nga kampionati i Maqedonisë së Veriut ku për tre sezone ishte pjesë e FC Shkupit.
Para se të transferohej në Shkup, Blertoni ishte pjesë edhe e FC Struga TrimLum për dy sezone 2019/20 dhe 2020/21.
Blertoni do të jetë një përforcim shumë i rëndësishëm për ekipin. Blertoni ka nënshkruar kontratë tre vjeqare dhe do të jetë pjesë e klubit deri në qershor 2027.

You Might Also Like