Futboll

Burim Shala shef i Shtabit Teknik te KF Kika

NJOFTIM ZYRTAR

Klubi Futbollistik Kika ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me trajnerin Burim Shala, i cili nga ky sezon do të marrë detyrën e Shefit të Shtabit Teknik në klubin tonë.

Burim Shala vjen me një përvojë të pasur në futbollin vendor, duke shërbyer më parë si kryetrajner i KF Fushë Kosova dhe KF Vjosa, si dhe ndihmës trajner te KF Llapi, ku ka kontribuar në zhvillimin dhe suksesin e ekipit.

Me profesionalizmin, përkushtimin dhe njohuritë e tij, jemi të bindur se trajneri Shala do të sjellë energji të re dhe do të udhëheqë klubin tonë drejt objektivave të këtij sezoni.

I urojmë mirëseardhje trajnerit Burim Shala dhe shumë suksese në krye të shtabit teknik të KF Kika.

Forca KIKA 💙

You Might Also Like