Futboll

Gjilani mbyll përgatitjet anti-Drenica

Gjilan, 07 Shkurt 2020-Ekipi i Gjilanit pasditën e sotme ( e premte), ka mbajtur seancën e fundit stërvitore para takimit të nesërm kundër Drenicës.

Seanca e sotme stërvitore ishte relativisht e lehtë dhe i shërbeu kryetrajnerit, i cili sot pati mundësin që të punoj në detajet e fundit të përgaditjes për duelin e nesërm.

Takimi kundër Drenicës, i cili njëkohësisht është dhe takim hapës për pjesën pranverore, e gjen skuadrën e Gjilanit me dy mungesa, të cilët janë Ylli Shameti i cili u lëndua ditë më parë dhe Oltion Rapa, futbollist i cili gjindet në fazën rikuperuese nga lëndimi në gju i pësuar pjesën e parë kampionale.

Vlenë të theksohet se pjesa tjetër e skuadrës është mjaft stabile dhe janë të gatshëm për ndeshjen e nesërme kundër Drenicës.

Takimi hapës mes Drenicës dhe Gjilanit, do të zhvillohet ditën e nesërme ( e shtune) me fillim në ora 12 e 30 minuta, në stadiumin “Bajram Aliu”, në Skënderaj.

You Might Also Like