Kur Gjilani e strehonte Drenicën
Nga muaji mars i vitit 1998 e deri në dhjetor të po atij viti, në Gjilan ishin strehuar 232 familje me 1408 anëtarë, thekson Musa Qerimi, ish- kryetar i Komisionit për Strehim, Pritje dhe Përkujdesje të të Zhvendosurve.
U mbajtën ngjarje të rëndësishme sportive e rinore
U mbajtën ngjarje të rëndësishme sportive e rinore
Nën organzimin e përbashkët të Njësia për Sport dhe autoklubit “Gjilani”, është mbajtur evenimenti sportiv i sllallomit me automjete.
Udhëheqësi i Njësisë për Sport, Malazog Hoxha, pasi e ka shpallur të hapur këtë ngjarje, ka shprehur zotimin e kryetarit Lutfi Haziri për përkrahjen e të gjitha aktiviteteve të rëndësishme të sportit në Gjilan. Ngjarja nuk ka qenë me karakter garues.
Nga ana tjetër, 30 të rinjë të Gjilanit kanë marrë sot certifikatat pasi ndoqën për një muaj rresht trajnimin për aftësimin për argumentim dhe komunikim masiv, të drejtat e njeriut me fokus barazia gjinore dhe liritë fetare etj, trajnim ky nga Shkolla e Aktivizmit, e cila është realizuar nga INPO dhe është mbështetur nga Njësia për Rini.
Po ashtu, sot Komuna e Gjilanit, përkatësisht Njësia për Rini ka financuar trajnimin mbi aplikim në programin ERASMUS +, i cili është realizuar nga organizata “Ligo Lex Legis”. Ky program për herë të parë është financuar nga një Komunë, pasiqë deri tani vetëm ministria ka ofruar një trajnim të tillë.
Udhëheqësi i Njësisë për Rini, Genc Mustafa, ka falënderuar për bashkëpunimin Valentina Abazin, menaxhere e projekti në bashkëpunim me INPO, sikurse që ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit të cilët kanë ndjekur këtë trajnim tre ditor, duke bërë të ditur që kryetari Haziri është gjithmonë i gatshëm që të financoj programe specifike të cilat ua mundësojnë të rinjve një zhvillim më të lehtë të ideve duke i pavarësuar.
Një dekadë pritje për ndërtimin e një rruge
Ka një dekadë pritjeje për hapjen e vendkalimit kufitar në Stanqiq, i cili do të lidhte Gjilanin me komunën e Kumanovës.
AK e Gjilanit ndër më transparentet në Kosovë
Gati plani rregullues për zonën “Fidanishte 2”
Xhemajli: AAK po jep kontribut të madh në Kuvend
Kemi dhënë kontribut të dobishëm në çështjet me interes për qytetarët, ka thënë Selami Xhemajli i AAK-së.
Gjilani mund ta ndërrojë statutin
Komiteti për Politikë e Financa (KPF), të martën, të takimin e radhës, të udhëhequr nga Valentina Bunjaku-Rexhepi, kryesuese e Kuvendit Komunal, ka miratuar iniciativën e kryetarit Lutfi Haziri për ndryshimin dhe plotësimin e statutit të Komunës dhe e ka rekomanduar për Kuvend Komunal, bashkë me propozim-rregulloren për tatimin në pronë për vitin 2017, propozim-buxhetin 2017, raportin e auditimit për vitin 2015.
Gjilani intensifikon mbikëqyrjet për projekteve madhore
Komuna e Gjilanit ka intensifikuar mbikëqyrjet në projektet të cilat janë duke u realizuar në qytet dhe fshatra, që përfshinë përgatitjet për zbatimin e projektit të kanalizimeve dhe ujërave të zeza, zgjerimit e rrugëve, Gjilan-Ferizaj e Gjilan-Prishtinë, banimin social, ndërtimin e pesë shtëpive dhe rehabilitimin e 25 të tjerave.
Aliu: Ne i besojmë punës sonë