Gjilan – Për nder të Pranverës Studentore 1981, sot qyteti i Gjilanit kishte festë të atletikës duke marrë pjesë rreth 400 atletë në kategori të ndryshme.
Drejtoria për Sport e Komunës së Gjilanit, edhe njëher dëshmoi me organizim të mirë në bashkëpunimme Policinë e Kosovës njësiti në Gjilan ndërsa pjestarët e FSK-së dëshmuan gadishmëri të lartë për gjatë tërë garës.
Në një konkurenc të fort gjerë te caku, atletët në të gjitha kategoritë treguan vrapim cilësor.
Atleti nga Mitrovica, Çlirim Hyseni i klubit Trepca’89 në shtegun 11,300metra ishte më i miri dhe pa konkurencë, ndërsa në kategorin e femrave më e mira ishte atletja nga Podujeva e klubit Llapi, Luljeta Shala.
Madhështor vrapimin e Gjilanit 2018 e bën nxënsësit e shkollave të Komunës së Gjilanit, nga shkollat e mesme më i miri ishte nxënësi i shkollës Arbëria, Laurant Shkodra, ndërsa në konkurencën e femrave epiteti i më të mirës në 2,000 metra i takoi Diellza Vokshi e shkollës Arbëria.
Tek nxënsësit e shkollave fillore më i miri ishte nxënësi Yll Bekteshi nga shkolla “Ibrahim Uruqi”, ndërsa tek femrat më e mira ishte Gonxhe Halimi e shkollës “Rexhep Elamzi”.
Madhështor këtë vrapim e bën personat me aftësi të kufizuara edhe kësaj radhe triumfoi Abdyl Ibishi në 800 metra njiherit ishte triumfi i 17 i tij në këto vrapime.
Edhe veteranët treguan cilësi të lartë të vrapimit, atleti nga Rogana Fitim Kryeziu me sukses të madh shtegun 4,300 metra e kaloi pa probleme.
Fituesi i këtij vrapimi nga Mitrovica 19 vjeqari Qlirim Hyseni ka theksuar.
“Ishte organizim shum i mirë poashtu edhe shtegu, konkurenca ishte mjaft e fort por kësaj radhe isha më i miri, isha i përgaditur për këtë garë dhe jam i lumtur që kam ngadhnjyer”.
Pranvera Studentore 1981 “Vrapimi i Qytetit Gjilani 2018” ka kaluar pa asnjë problem.