Futbolli ndërkombëtar

Me 30 prill mbahet gjysmëmaratona “Vrapojmë shtigjeve të Agimit”

Me 30 prill mbahet gjysmë-maratona “Vrapojmë shtigjeve të Agimit”

Dashamirët e sportit të Atletikës dhe shumë qytetarë të shtresave të ndryshme me 30 prill (e diel), në qytetin e Gjilanit do të mbahet Gjysmë-maratona 21km e 138m, nën moton “Vrapojmë shtigjeve të Agimit” dhe për ndër të 60 vjetorit të lindjes së heroit kombëtarë Agim Ramadani-Katana.

Starti i kësaj Gjysmë-maratone do të fillon nga ora 11:00 nga fshati Zhegër, do të vazhdojë në Llashticë, Pasjan , Velekincë, Gjilan,Livoqi i Poshtëm, Budrikë e Poshtme, Lladovë dhe për të përfunduar prap në fshatin Zhegër.

Njëri ndër atletët me përvojë i cili merrë pjesë në cdo gjysmë-maratone është Përparim Muja, i cili thekson se është i nderuar që do të vrapon për nderë të heroit kombëtar Agim Ramadani-Katana.

“Të marrësh pjesë në një element siq është Gjysmë-maratona për nder të heroit Agim Ramadani është nder dhe krenari. Të vrapojmë shtigjeve të lirisë, të cilën na trasoi me gjakun e derdhur për clirimin e kësaj toke të robruar me shekuj, do të jetë një ditë me plot emocione për të nderuar veprën kolosale të titanit të lirisë Agim Ramadani–Katana”.

Shpërblimet për garues do të jenë në kategorinë gjerë në 21km, pozita e parë do të fiton 1,138€, pozita e dytë 560€, ndërsa pozita e tretë 260€.

Në kategorinë 10 km, fituesi do të merr 414€, pozita e dytë 276€, ndërsa pozita e trete 138€.

Në kategorinë 5 km, fituesi do të merr 276€, pozita e dytë 138€, ndërsa garuesi në pozitën e trete do të merr 60€.

Në kategorinë e personave me nevoja të veqanta, fituesi do të merr 138€, pozita e dytë 70€, ndërsa e pozita e trete 50€.

Të gjithë garuesit, per informatat rreth kohës, datës dhe cmimit për regjistrim fizik munden të njoftohen me 29 prill tek Teatri i Qytetit duke filluar nga ora 10:00 deri 18:00, ndërsa në Prishtinë munden të informohen nga ora 11:00 deri ne 17:00.

Garuesit në kategorine 21km duhet paguar 15€ për pjesëmarrje, ndërsa për gjininë femrore do të jetë gratis.
Në shtegun 10km, garuesit duhet të paguajn nga 10€, ndërsa për gjininë femrore do të jetë gratis.

You Might Also Like