Shefi i shtabit teknik ka potencuar që ky duel nuk do të jetë aspak i lehtë, pavarësisht renditjes tabelare dhe objektivave të kundërt që kanë dy skuadrat, duke vlerësuar potencialin ekipit nga Skenderaj.
“Drenica është një kundërshtarë i vështirë që ka treguar paraqitje të mira këtë edicion duke mposhtur skuadrat nga kreu i tabelës dhe duke shfaqur ndeshje mjaft të mira, ndaj edhe përballja e nesërme nuk do të jetë aspak e lehtë. Ne vlerësojmë rivalin e nesërm, por kemi objektivat tonat. Synojmë vazhdimësinë e rezultateve pozitive dhe do të japim gjithçka nga vetja jonë që të dalim triumfues në këtë duel”.
“Tifozët duhet të jenë lojtari numër 12-të i yni. Dua që stadiumi të jetë i mbushur dhe futbollistët ta ndjejnë mbështetjen e tyre gjatë 90 minutave”.
“Skuadra po kalon në një momentum të mirë dhe jemi duke punuar në vazhdimësi që ta ndjekim këtë rrugëtim. Objektivi është vetëm ndeshja e radhës dhe jemi të fokusuar vetëm për takimin ndaj Drenicës, asgjë më shumë”.
“Presim rikthimin e disa futbollistëve nga lëndimet dhe suspendimet, por kemi edhe të tjerë për të pritur. Ata të cilët do të jenë të gatshëm do të japim maksimumin duke luftuar për fitore”.






