Futboll

Mezani: Kemi arritur të gjejmë rrugën drejt golit

Gentjan Mezani, kryetrajner i Gjilanit.

 

“Duhet t’i kënaqemi kësaj fitore sepse kemi arritur të gjejmë rrugën drejt golit, një problem i cili na është shfaqur këtë edicion. Mirëpo, vazhdon të mbetet shqetësuese shpërdorimi i rasteve të shumta dhe shpenzimi i energjisë para portës. Kundërshtari na vuri në vështirësi, pasi që ka një skuadër cilësore, ndaj edhe duhet t’i gëzohemi kësaj fitore ndaj një kundërshtari si Arbëria, pasi që na shton moralin dhe besimi.

Është e natyrshme se kur të akumulohet nervozizmi edhe shpërthen. Sot ndoshta u shfaq më tepër, mirëpo e rëndësishme ishte që fituam ndeshjen dhe për këtë meritën e kanë lojtarët, të cilët treguan karakter për ta rikthyer rezultatin“, ka përfunduar Mezani.

You Might Also Like