Kamenicë

Dardanapress  mbanë debatin “Të drejtat e komunitetit rom”

Dardanapress  mbanë debatin:
Të drejtat e Komunitetit Rom
Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit ” Promovimi i të Drejtave dhe Interesave të Komuniteteve në Komunën e Kamenicës”, ka mbajtur debatin për diskutim lidhur me të drejtat e Romeve.
Qëllimi i organizimit të debatit është diskutimi i të drejtave te komunitetit Rom dhe përfshirja e tyre në  proceset e vendimmarrjes në Institucionet Komunale.
Pjesëmarrësit gjatë diskutimeve kanë shpreh shqetësimet ,mendimet e tyre lidhur me pjesëmarrjen e qytetarëve të komunitetit Rom në vendimmarrje ku janë nxjerrë edhe disa konkluzione dhe rekomandime.
Si rekomandime kryesore të dala nga debati janë: emërimi i një zyrtari rom në zyrën komunale për komunitete,integrimi i komunitetit rom ne institucionet komunale,shfrytëzimi i palestrës sportive nga të rinjtë rom,Ojq-“Luludi” nga komuniteti rom fton institucionet komunale,shoqërinë  civile të risin bashkëpunimin me këtë organizatë më qëllim të përmasimit të gjendjes të komunitetit rom,aplikimi për subvencione nga komuniteti rom,etj.
Në këtë debat kanë marr pjesë: Nënkryetarja për komunitete,qytetarë të komunitetit rom,  përfaqësues nga zyra për komunitete,përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile.
Ky projekt është financuar  nga Zyra e Kryeministrit, Zyra për Çështje te Komuniteteve në kuadër të projektit “Mbrojtja dhe Promovimi i të Drejtave dhe Interesave të Komuniteteve”.

You Might Also Like