Trashëgimi

Dardanapress organizon debatin : Promovimi i Trashëgimisë Kulturore në Komunën e Kamenicës

Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit “Promovimi i vlerave të Diversitetit të Trashëgimisë Kulturore dhe Historike”, ka organizuar debatin me temën Promovimi i Trashëgimisë Kulturore dhe Ndikimi në Zhvillimin Ekonomik Lokal.

Qëllimi i debatit ishte promovimi i vlerave kulturore historike, vend ndodhjen e objekteve të trashëgimisë kulturore në komunën e Kamenicës, rritjen e vetëdijesimit të qytetarëve të komunës së Kamenicës për rëndësinë e trashëgimisë kulturore.

Si rekomandime dhe konkluzione të dala nga debati janë:Mirëmbajta e monumenteve,

Përcaktimi i objektit dhe hapja e një Muzeu , shenjëzimi i objekteve të trashëgimisë kulturore, promovimi i resurseve kulturore, konservimi i artefakteve,punësimi i punëtorëve për mirëmbajtjen e objekteve të trashëgimisë kulturore historike,identifikimi i objekteve të trashëgimisë kulturore të cilat mund të vizitohen nga personat me nevoja të veçanta,dhënia në shfrytëzim të objekteve për hapjen e bujtinave, rritja e numrit të vizitorëve dhe turizmit me qëllim të zhvillimit socio ekonomik lokal,etj.

Në këtë debat kanë marrë pjesë:Drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë Rini dhe Sport Rinë Matoshi Huruglica,zyrtarët e Drejtorisë për Kulturë Rini dhe Sport,zyrtarët e Drejtorisë të Zhvillimit Ekonomik dhe Diasporë,zyrtarë nga Zyra e Investimeve dhe Menaxhim të Projekteve,anëtarët e Këshillit të Veprimit Rinor Lokal (KVRL) ,përfaqësues të Handikosit,Organizatat e Shoqërisë Civile, Media Lokale.

Projekti “Promovimi i vlerave të Diversitetit të Trashëgimisë Kulturore dhe Historike”, është financuar nga Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport.

You Might Also Like