Ismajl SHERIFI, Student i Fakultetit Juridik
Republika e Kosovës hyri në dekaden e dytë të mëvetësisë së saj.
Njëmbëdhjet vjet më parë, ditë e Diele, datë 17 shkurt 2008, në një mbledhje të jashtëzakonshme në hollin e Kuvendit të Kosovës u mblodhën 109 deputetë, ministra, ambasadorë e përfaqësues nga kori diplomatik, të cilët vetëm se kishin një synim të pastër e fisnik për popullin e Kosovës, arritjen e zenitit në firmosjen e Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Ngjarje kjo e cila shkroi historinë e Kosovës për shekuj me radhë deri në përjetësi.
Por pas një dekade, sot ende shohë debate e replika nëpërmjet rrjeteve sociale dhe mu nga ata të cilët bartin profile të larta, në jetën politike e shkencore, akademike, disa nga të cilët janë pjesë e ekraneve televizive, të tillët, jo rrallë herë edhe qëndrojnë përballë syrit të kamerave.
Në këtë rast nuk dua të flas konkret, sepse një veprim të tillë nuk më lejon niveli të të cilit i takoj, si i ri e intelektual po ajo se c’farë dua të shpreh para jush, si opinion vie për faktin se debatet dhe komentet nganjëherë nxjerrin tema të tilla, siq është rasti me leximin e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008.
Prandaj, ajo se c’farë mund të konstatoj është se:
“ Në ditën e shpalljes së Pavarësis në foltoren e Kuvendit, leximin e Deklaratës së Pavarësisë do të duhej ta lexonte shefi i Kuvendit të asaj kohe z/ Jakup Krasniqi, pasi dokumenti është nxjerrë nga Parlamenti dhe jo nga Qeveria dhe as Presidenca.
Kjo i kishte takuar shefit të Kuvendit ta lexoj deklaratën më të cilën ishte shpallur pavarësia. Kuvendi e miratoi pasiqë as Kryeministri Thaqi nuk ka pasur të drejtë të votoj e as President Sejdiu, asnjëri e as tjetri, sepse që të dytë nuk kan qenë deputetë në Kuvendin e asaj kohe ”
Nuk dua të qaj kokën se në mes tyre, shefit të legjislativit dhe shefit të ekzekutivit kishte shtrëngim apo pajtim i vullnetit të dyanshëm, mbi gjitha jemi koshient se
ata ishin partner të të njëjtit subjekt politik. Mirëpo siq e kërkon rendi e zakoni ajo ishte kompetencë e shefit të Kuvendit.
Deklarata e Pavarësisë është dokument i përbashkët i disa personave juridik që kanë punuar në atë dhe fal faktorit ndërkombëtar posaqërisht shtetit mik Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ligjshmëria e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës për një kohë vetëm se u bë temë diskutimi, temë kjo e cila shteti i Serbisë u tregua retributiv dhe nuk i mjaftonte duke kundërshtuar shpalljen me c’do ngulm, kërkonte nga asambleja e përgjithëshme e OKB-së, vlerësimin e vlefshmërisë Ndërkombëtare dhe mbështetje për pozicionin e saj, gjëja se deklarata e Pavarësisë së Kosovës ishte e paligjëshme dhe nuk është autonome me c’ka kërkoi të revidohet. Në vazhdën e kësaj ecurie në tetor të vitit 2008 Serbia kërkoi një opinion këshillues nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.
Më 22 korrik 2010 Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë jep mendimin e saj këshillëdhënës:
Verdikti; “Deklarata e Pavarësis së Kosovës e 17 shkurtit 2008 nuk bie në kundërshtim dhe nuk cenon normat e përgjithëshme të së drejtës Ndërkombëtare “
Në Gjykatën Ndërkombëtre të Drejtësisë morën pjesë gjithësejt 14 Gjyqtarë, duke deklaruar me 10 vota Pro dhe 4 kundër.
Më tej ajo shton se Deklarata e Pavarësisë nuk cenon Rezlutën 1244 të Këshillit të Sigurimit(1999) apo Kornizën Kushtetuese të instaluar nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK).
20 shkurt 2019
Gjilan.