Futboll

Drita e Gjilani s’ta falin, një humbje dhe trajneri shkon në shtëpi

E pësuan vetëm nga një humbje dhe u desh që të largohen nga ekipi që e udhëhoqën. Shpëtim Duro dhe Sadat Pajaziti vetëm pasi kanë pësuar nga një humbje janë larguar nga bankina e Dritës, gjegjësisht e Gjilanit. Ndonëse në të dyja rastet është thënë se largimet janë bërë me marrëveshje dhe se palët i kanë dëshiruar sukses njëra-tjetrës, del se gjërat qëndrojnë më ndryshe, humbjet janë ato që kanë larguar kryetrajnerët.

Drita, kampione aktuale e Kosovës në futboll, nuk e nisi mirë stinorin dhe e ndërroi kryetrajnerin Bekim Isufin, kryetrajner që Dritën e kishte bërë kampione të Kosovës dhe me këtë ekip kishte fituar edhe Superkupën, sikurse që pati lojëra të pëlqyeshme edhe në Champions League dhe në Europe League. Për të mos i ikur ndonjë titull, Drita solli kryetrajnerin e njohur shqioptar Shpëtim Duro dhe pas një starti të mirë sërish u kthyen  rezultatet negative dhe u humb hapi për titull e kur u humb edhe rasti i fundit për dalje në Evropë, kur Drita u largua nga gara e Kupës pas humbjes nga Vllaznimi, kupa u mbush dhe për Shpëtim Duron nuk kishte më vend në ekipin bardh e kaltër dhe në vend të tij mbeti zëvendësi i tij, Nuhiu.

Për Dritën, që humbi të gjitha mundësitë për të dalë në Evropë, entuziazmi u kthye pas fitores ndaj rivalit të përbetuar Gjilanit. Ndeshja Drita – Gjilani doli të jetë fatale për Sadat Pajazitin, i cili është shkarkimi më i ri në futbollin kosovar.

Gjilani qëndron më mirë se Drita në tabelë, por edhe ky ekip nuk ka gjasa reale të luftojë për titull, kurse në ndeshjen për kupë ndaj Ballkanit kishte dëshpëruar dhe ballafaqimi ndaj Dritës dhe fitorja në këtë ndeshje shihej si mundësi këndelljeje, por të humbësh 3:1 nga Drita për secilin trajner është e pafalshme, andaj edhe Sadat Pajaziti u detyrua që postin e tij, t’ia lë zëvendësit, Alban Hyseni.

Real Madrid është Kampion i Evropës, është edhe kampion bote për klube e kohëve të fundit po humb edhe nga ekipe të ashtuquajtura të vogla dhe po i japin rastin edhe më tej kryetrajnerit, por në Gjilan e Kosovë është më ndryshe, këtu s’ta falin./kryelajmi.com/.

 

You Might Also Like