Libri

DESHIFROHËN SHUMICA E AUTORËVE FITUES TË PJESËS LETRARE TË MANIFESTIMIT “FLAKA E JANARIT 2022

DESHIFROHËN SHUMICA E AUTORËVE FITUES TË PJESËS LETRARE TË MANIFESTIMIT “FLAKA E JANARIT 2022

Juria e konkursit anonim letrar të Manifestimit kombëtar të kulturës, “Flaka e Janarit” 2022 , në përbërje Prend Buzhala, Emin Azemi e Albina Idrizi, ka shpallur çmimet në prozë e poezi për krijimet më të mira, në Orën e madhe letrare, “Pena e Flakës”, me sa vijon:
Çmimin e parë e fitoi poezia “Legjendë tingujsh” me shifër “Itaka”, vendin e dytë e fitoi poezia “Fjalët për një këpucë të humbur” me shifër “këpuca e gjetur”, kurse vendi i tretë i ka takuar poezisë me shifrën “Flokë Arta” e me titull “N’ikje”.
Ndërsa në prozë, tregimi “Dritëhije e Prishtinës” me shifrën “Janari” zuri vendin e parë. Vendi i dytë i takoi tregimit me titull “Tundimet e Shën Arturit” me shifrën “Dora d’ Istria”, ndërsa ai me shifrën “Intuita” e me titull “Makthi cullak” zuri vendin e tretë.
Siç është bërë e ditur edhe ky edicion i “Pena e Flakës” do të përgatitet dhe botohet në një botim të veçantë në revistën letrare “Agmia”, në të cilën, përveç krijimeve fituese nga konkursi anonim dhe nga “Ora e madhe letrare” do të botohen edhe një numër syresh, të cilat janë vlerësuar nga komisioni si punime të denja e me nivel të kënaqshëm letrar/artistik: “Më thuaj shpesh”, shifra “Perla”; poezia me titull “Për një ditë marsi” me shifrën “Janari”; pastaj poezia “Nata” me shifrën “24 pjesët e natës”; poezia “Mjekrës së thinjur të kohës” me shifrën “15012017”; poezia “Blegërima e harresës” me shifër “Harrestar në Horoskop”; poezia e radhës me titull “Jetëshkrim manekinësh” me shifrën “Manekini”, si dhe poezia “Kurrë lumë” me shifrën “1980
Në ndërkohë, pak orë pas shpalljes së rezultateve të konkursit anonim letrar, disa nga autorët fitues kanë deshifruar kodet e tyre.
Rozafa Shpuza, krijuese nga Shkodra është fituese e vendit të parë për tregim të shkurtër. Kurse, Alma Jaku nga Lezha është fituese e vendit të dytë, po për tregim. Derisa autori i çmimit të tretë për tregim, ende nuk është deshifruar.
Në poezi ende nuk dihet fituesi i çmimit të parë. Por, çmimin e dytë tashmë dihet që e ka fituar poeti nga Prishtina, Fadil Lepaja. E, çmimin e tretë po për poezi, poetja gjilanase që tashmë jeton në Tiranë, Linditë Ramushi Dushku.
Kësaj radhe, pas sa vitesh, edhe një poete gjilanase, Alketë Spahiu doli fituese e Çmimit kryesor të pjesës letrare të Manifestimit nga ana e Jurisë, duke u nderuar me Plaketën e punuar enkas, PENA E FLAKËS.
Presim që edhe dy autorët fitues t’i deshifrojnë krijimet e veta të shpërblyera si dhe krijimet tjera të marra për botim për revistën letrare AGMIA.

You Might Also Like