Libri

VJESHTA LETRARE ….NESËR NË VITI …

VJESHTA LETRARE ….NESËR NË VITI …

Edicioni i 12 -të i Manifestimit maratonë, “Vjeshta letrare e Gjilanit”, nesër më 24 dhjetor 2021, ora 12:00, në sallën e Kuvendit të Komunës në Viti, përuron librin hulumtues shkencor të Dr. sc. Lirije Aliut,”Etika në media sociale – RASTI I KOSOVËS, një studim mjaft përmbledhës për këtë fushë tejet të ndieshme.
Në këtë veprimtari letrare e cila organizohet nga Ars Clubi “Beqir Musliu”, në bashkëpunim me Drejtorinë për Kulturë, Rini e Sport të Vitisë, përveç editorit të Shtëpisë botuese “Beqir Musliu”, z. Sabit Rrustemi, pritet të flasin edhe redaktori i librit, prof dr. Etem Aziri , prof dr. Sadete Tërnava – Osmani, njohëse e thellë e rrjedhave demokratike dhe mediale në Kosovë si dhe vetë autorja e librit, dr.sc.Lirie Aliu. Ndërsa takimin e moderon artistja e skenës,Arbenitë Aliu Turkaj. ( K. Rexha )
___________

Mysafirët dhe të pranishmit e tjerë duhet t’ iu përmbahen masave anti-covid, sipas udhëzimeve të IKSHP-së

You Might Also Like