Diellza Kurteshi, studente e nivelit Master në Uni- Universum International College, në Qeverisje dhe Siguri Nacionale së fundmi ka përfaqësuar Kosovën, si delegate në Youth Future Summit 2026 në Gjenevë – Zvicër.

Siç ka theksuar Diellza, mbi 100 të rinj liderë nga Azia, Afrika, Evropa, Amerika e Veriut, Amerika e Jugut dhe Oqeania u mblodhën në Gjenevë për disa ditë intensive dialogu dhe angazhimi global. Ky samit ndërtoi një hapësirë për dialog kuptimplotë, shkëmbim perspektivash dhe bashkëpunim ndërkufitar — me guximin për të pyetur, për të udhëhequr dhe për të formësuar të ardhmen.

“Pjesëmarrja ime në Youth Future Summit 2026 në Gjenevë si pjesë e Core Team dhe Delegate e Republikës së Kosovës ishte një nder dhe përgjegjësi e madhe. Në zemër të diplomacisë ndërkombëtare, përfaqësova zërin e të rinjve të vendit tim, duke kontribuar me ide, vizion dhe angazhim për një të ardhme më të qëndrueshme dhe më të drejtë. Nga Kosova në skenën globale — me përkushtim, lidership dhe besim se të rinjtë janë forca që formëson të ardhmen”, ka theksuar studentja Diellza Kurteshi. /kryelajmi.com/.





