Nga: AZIZ ZUKA
Tri familje Alidema dhe dy te tjera Pira, të Pozharanit të Vitisë, sërish janë në telashe , sepse nuk po mundë të kthejnë pronat e tyre të palujtshme të cilat nga sistemi ish komunist Jigosllav u ishin konfiskuar si “”armike “ të ish këtij sistemi .Edhe pse janë duke kërkuar të drejtat e tyre legjitime për kthimin e pronave të cilat u janë marrë gjatë sistemit ish Jugosllav, kur atyre iu konfiskuan si familje armike të sistemi respektivisht të pushtetit të atëhershëm.
Këto familje përkatësisht pasusesit e familjeve të tyre të cilave u janë marrëë këti prona, niprit Sadullah Alidema, Halit Alidema, e Shaban Pira dhe të tjerë me vite kërkojnë nga organet kompetente të Republikës së Kosovës, që atyre tu kthehen pronat e tyre. Por të gjitha këto këërkesa sipas familjarve kanë hasur në “vesh të shurdhëër” jo vetëëm nga pushtetarët por edhe nga AKP-ja e cila edhe përkundëër faktit se këto
familje kanë kërkuaar nga kjo e fundit që tu kthehen pronat jo as qe ka pranuar madje as te bisedohet me perfaqësuesit e ktyre familjeve. Kështu këto ditë ktyre famijeve KP-ja ne raundin e fundit te shitjes se pronave të palujtshme të ashtuqujtura shoqërore t ëish “”Agromoraves” në Viti ua shiti 1.jektarë e 95 ari token ë vendin e qujtur “Rosula”” në afërsi të Pozhaaranit e të cilat edhe përkundër insistimit të tyre që ato të mos blihën nga të tjerët sepse ishin të intersuar që ti marrin-blejnë vet tokën e tyre këtë tokë e bleu një pozharanas !!!!!.
Sadullah Alidema,/89 / vjeqar njëri nga trashigimtarët e kësaj prone thotë se nuk mund të besoj që edhe në këtë moshë më duhet të jap “deklarata” në polici gjoja për pengim në posedim të dikujt.
“Kjo është e patolerueshme dhe është skandaloze.”Ne nuk e kemi penguaar askë për gjoja posedim të të dikujt që ka diqka.Ne po kërkojmë atë që na takon por asesi nuk po mundë ta marrim atë që është e jona.
”Kemi bërë ankesën e fundit në AKP në Gjilan me numër të protokolit,8533/ 2017,me datë 22.nëntor 2017 ku kemi kërkuar që pronat tona si familje me një sipërfaqe prej 4 hektarë e 25 ari të na kthehen, por kerkesa jonë quditërishtë është refuzuar nga AKP-ja pa kurfar baze ligjore.”shprehet Sadullah Alidema.
Ndërkohë që Halit Alidema, nip i Shaban Halitit Alidemes, thotë se familjës së tij përkatësisht gjyshit të tijë, I janë konfiskuar rreth 2 hektërë vetëm në një vend sepse ai ishte shpallur “”armik” I ish sistemit jugosllav komunist.”Gjyshi im ishte ish kryetar I komunës së Pozharanit qysh në ish jugosllavinë e vjeter dhe si intelektual I asaj kohe ai me vetëdeshirë në qendër të Pozharanit kishte falur tokën e tij një ngastër të madhe në siperfaqe prej rreth 3 hetareve, për shërbimet që aty të mbahej tregu I cili treg ka funkcionuar një kohë të gjatë pra deri para dy vitesh, kurse në një ngaster tjeter nga ish sistemi ishte ,ndërtesa e postes si dhe nje objekt tjeter I Kryqit të Kuq ndersa tani komuna e Vitisë atë vend e ka shendrruar në shesh të qytezës së Pozharanit.
”Unë thote Halit Alidema nuk po kërkojë që ky vend të me kthehet mua por po kerkoj që pronat në vendin e qujtur ”Te mullini” të na kthehen neve si familje.Sepse ajo është pronëë e jona dhe ne nuk do të leme “gur pa levizur” në aspektin ligjor që ti kthejmë pronat tona sepse gjithkund në bota prona private është e shenjt dhe ajo edhe për ne është e tillë”shprehet Halit Alidema.
Ai u zë për të madhe edhe deputetëëve të Kuvendit të Kosovës të cilët asnjëherë nuk shtruan në Kuvend
qështjen e kthimit të pronave të konfiskuara nga ish sistemi komunist nga familjet të cilat I kishin shpallur “armike” dhe u kishin marrëë madje edhe kafshatën e gojës.Alidema shprehet se do të ishte mirë dhe më se e nevojshme që Kuvendi I Kosovës me ligje të rregulloj këtë qështje duke e obliguar AKP-në që tua kthej pronat që u janë konfiksuar nga ish sistemi komunist pronarve përkatësisht trashigimtarëve sepse mosveprimi I instituucionev të Shtetit të Kosovës është rrezik që familjet të hasmohën dhe të vie deri te ndonjë konflikt me pasoja të rënda. Sic është rasti tash me personin që ka blerë përmes ankandit të shpallur nga AKP-ja pronat tona edhe pse atij i është tërhjekur vrejtja që mos të blej këto prona.Aziz Zuka