Viti

Dr. Fadil Zuka dekorohet post mortem me Medaljen Presidenciale të Meritave

 

U.d Presidentja e Kosovës dr. Vjosa Osmani dekoroi post mortem Dr. Fadil Zuka me Medaljen Presidenciale të Meritave për “përkushtimin human ndaj pacientëve dhe sakrificën sublime në betejën me pandeminë covid 19” . Kjo medalje është njëra nga dekoratat më të larta presidenciale që u jepet personave me kontribut në fusha të veçanta. Me këtë medalje janë dekoruar personalitet të larta nga vendi dhe bota që kanë dhënë kontribut të çmuar në fusha të veçanta.

Dr. Fadil Zuka na kishte bërë krenar me humanitetin e tij dhe përkushtimin në punë deri në sakrificë dhe me këtë medalje, na bëri krenar dhe nderoi jo vetëm familjen por edhe Pozharanin, i cili po vazhdon traditën për ti ofruar vendit personalitete, kontributi i të cilëve vlerësohet e nderohet nga institucionet më të larta të vendit.Ashtu siç na nderoi dr. Fadili me punën dhe veprën e tij, Pozharani, si gjithmonë do të dijë të vlerësoj e përjetësoj kujtimin për të dhe veprën e tij. Lavdi dr. Fadil Zuka.E ne emer të familjës së te ndjerit në një ceremony të organizuar në Presidencë këtë Dekoratë post mortum e mori nga U.D e Presidentit Vjosa Osmani, motra e të ndjerit Lumnije Zuka.
Aziz Zuka

You Might Also Like